Presidentja Osmani uron Rubion: Kosova mezi pret të punojë me ju

21 janar 2025 | 08:24

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirmuar si sekretar i 72-të i shtetit amerikan.

Në X, ajo ka shkruar se Kosova mezi pres të punoj me sekretarin Rubio.

“Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Pat Nixon te Melania Trump, zgjedhjet e modës të…