Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri më 4 e 5 shtator
25 gusht 2023
| 12:34
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 4 e 5 shtator.
Osmani do të qëndrojë në Shqipëri me ftesë të presidentit Bajram Begaj dhe do të pritet me ceremoni zyrtare.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani. Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023”, ka njoftuar Presidenca e Shqipëri, raportojnë mediet në Shqipëri.