Presidentja Osmani viziton familjen e heroit Ismet Rrahmani
27 gusht 2021
| 17:15
Sot në përvjetorin e heroit të kombit, Ismet Rrahmani, presidentja Vjosa Osmani ka vizituar familjen e tij në Açarevë të Skenderajt.
Osmani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka kujtuar bashkë me familjen dhe miqtë e tij veprën heroike të Ismet Rrahmani për atdheun dhe kombin.
“Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri. Si mësues ai edukoi shumë breza, por u transformua në luftëtar të lirisë, duke u bërë model i kombinimit të dijes dhe guximit. Këtyre idealeve ua kushtoi tërë jetën, deri në ditën që e përmbylli angazhimin e tij jetësor në shërbim të vendit, duke rënë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani.