![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/FB_IMG_1674240481672.jpg)
Presidentja Osmani viziton Skenderajn
20 janar 2023
| 20:05
Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot komunën e Skenderajt, pas vërshimeve.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
“Sot prita në zyrë këtë pasdite presidenten e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani – Sadriu, me të cilën diskutuam për situatën në të cilën ndodhemi si komunë, pas përmbytjeve të mëdha dhe dëmeve të konsiderueshme, si dhe për nevojën e menjëhershme për të filluar procesin e vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve materiale. Është e kuptueshme që situata kërkon reagim të shpejtë nga të gjitha institucionet e nivelit qeveritar dhe agjencive tjera, që t’u dalim në ndihmë familjeve të prekura”, ka shkruar Nura në “Facebook”.