Presidentja për vdekjen e Kolë Berishës: Ishte idealist i madh dhe veprimtar i pashoq politik

29 gusht 2021 | 10:43

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Kolë Berishës.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kolë Berishës, njërit ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunëtorit e bashkëmendimtarit të presidentit historik, dr. Rugovës, njeriun e urtë e njeriun e paqes, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit të tij”.

“Sot, ai u nda nga ne, duke na lënë të pikëlluar, por edhe krenarë për veprën e tij shumëdimensionale. Mësues i hershëm dhe idealist i madh, autor tekstesh letrare e veprimtar i pashoq politik, pajtues gjaqesh e urë lidhëse mes njerëzish, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës e politikan i urtë, bacë Kola dha shembullin e njeriut i cili beson në idealin e lirisë dhe ia kushton tërë jetën asaj. Ndarja nga jeta e tij të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë…