Presidentja po ia mohon të drejtën kushtetuese PDK-së për emërim të anëtarit në KQZ
Analisti Albert Krasniqi ka reagua pasi që Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se presidentja ka vendosur ta komplikojë këtë çështje për interesat e partisë në pushtet.
Sipas tij, presidentja është duke iu mohuar të drejtën kushtetuese PDK-së dhe Koalicionit VAKAT për emërim të anëtarëve në KQZ.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër, përveçse të shpallë të papranueshme kërkesën e Presidentes Osmani-Sadriu lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. E para, se Gjykata Kushtetuese nuk është institucion këshillëdhënës, dhe e dyta, se kjo ka qenë çështje për të cilën Gjykata ka vendosur më parë.
Se kujt i takon e drejta e emërimit të anëtarëve në KQZ, është një çështje e thjeshtë të cilën Presidentja ka vendosur ta komplikojë për interesat e partisë në pushtet.
Me mos emërimin e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, Presidentja është duke iu mohuar të drejtën kushtetuese PDK-së dhe Koalicionit VAKAT për emërim të anëtarëve në KQZ.