Presidentja shtron ‘Darkën e Lamës’

25 tetor 2021 | 21:01

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar traditën e festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”.

Osmani ka thënë se kjo darkë është një trashëgimi kulturore që u ka mbijetuar shekujve duke u bërë pjesë e kulturës.

Osmani, e vlerësoi shtrimin e Darkës së Lamës si festën që i jep kuptim shprehjes shqiptare “Bukë e kripë e zemër”.

Sipas saj, sepse në këtë sofër prodhuesit vendorë kanë vënë jo vetëm ushqimet tradicionale por edhe zemrat e tyre.

“Shqiptarët i kanë dhënë krah njëri tjetrit në kohë të ndryshme duke u bërë solidarë më njeri-tjetrin. Shprehja e njohur ‘bukë e krip e zemër’ merr kuptim në këtë darkë ngase në sofra janë ushqime tradicionale që nderojnë mikun”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin…