Presidentja Siljanovska fal të burgosur, publikohen emrat

23 tetor 2024 | 09:12

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë vendim për faljen e personave të dënuar, me të cilin disa të dënuar u janë ulur dënimet.

Sipas vendimit, ekzekutimi i dënimit të shqiptuar me burg zëvendësohet me dënim me kusht për personat e mëposhtëm:

Akif Bejadin Ravmanoski nga fshati Haraçinë, i cili është dënuar me kusht prej 1 vit e 3 muaj.

Nikolla Dimitria Tripçevski nga Ohri, i cili është dënuar me 1 vit.

Shenol Bavçar Masllani nga fshati Haraçinë, i cili është dënuar me 6 muaj.

Gjithashtu, pjesërisht lirohen nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i pjesës së papërfunduar të dënimit këta të dënuar:

Muharrem Veap Ali nga Shkupi, i cili u lirua për 2 muaj.

Todor Dimitar Popov nga fshati Miravci, i cili u lirua për 3 muaj.

Tomislav Ilija Simonov nga Shkupi, i cili u lirua për 2 muaj.

Pero Stojan Kuzmanovski nga Gradsko, i cili u lirua për 3 muaj.

Zhivko Andon Delixhakov nga Bogorodica, i cili u lirua nga burgu për 3 muaj.

Vlladimir Atanas Taleski nga Manastiri, i cili u lirua për 7 muaj.

Marjan Milço Efremov nga Shkupi, i cili u lirua për 7 muaj.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e miratimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në…