Presidentja sllovene arrin në Kosovë

18 dhjetor 2024 | 14:31

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc ka arritur në Kosovë.

Ajo është pritur nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi në aeroportin “Adem Jashari”.

“Mirësevjen presidente”, ka shkruar Rexhepi në Facebook ku ka ndarë edhe fotografi me Pirc.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Sllovenisë është thënë se ajo do të jetë e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash. Aty është thënë se dyshja në fjalë do të vizitojnë pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura Sllovene, pra forcat që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Pirc do të takohet me shtabin komandues të këtij operacioni dhe do të mësojë për detyrat dhe projektet që Sllovenia po i zbaton në Kosovë.

Ajo do të marrë pjesë edhe në një koncert të grupit të Forcave të Armatosura sllovene “Naboj”.

Ndër tjera thuhet se Pirc do të takohet edhe me komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kërcënimit ndaj gazetarit Berat Buzhala, kryetarit të AAK-së, Ramush…