Presidentja sllovene mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovës-Serbi
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar, ka mbështetur përpjekjet e paraardhësit të saj Borut Pahor për t’u bërë i dërguari i ardhshëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton “Euronews”.
Pirc Musari së fundmi ka thënë për mediet se Pahor është “i aftë të marrë këtë post” duke pasur parasysh përvojën e tij 17-vjeçare në poste të larta politike në Slloveni.
Ajo e ka cilësuar Pahorin si një kandidat ideal, pasi siç ka thënë ajo, sllovenët e dinë mirë situatën në rajon dhe nuk kanë motive të fshehura.
Gjatë konferencës ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, ish-presidenti i Sllovenisë, ka shprehur sërish dëshirën për të marrë këtë pozicion dhe u mbështet nga kryeministri Robert Golob.
Pahori së fundmi ka njoftuar se po punon për një draft për të vazhduar dialogun dhe për të koordinuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Giuseppe Borella, vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Quintit, përfshirë ShBA-në, Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.
I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës emërohet nga përfaqësuesi i lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, por vendimin përfundimtar e marrin liderët e BE-së.