Presidentja sllovene: Sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok, akt i neveritshëm qyqarllëku dhe sabotazhi

30 nëntor 2024 | 21:58

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Përmes një shkrimi në X, Pirc Musar tha se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm frikacakësh.

“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm qyqarllëku, dhe sabotazhi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq. Solidarizohem me të gjithë ata që janë prekur. Jam i bindur se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë”, tha ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj disa deklaratave …