Presidentja takon grupin monitorues të të drejtave të fëmijëve ROR

01 qershor 2021 | 14:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim grupit monitorues të të drejtave të fëmijëve “Respect Our Rights”(ROR), me të cilët është pajtuar të punojnë së bashku në ngritje te vetëdijes për çështje që prekin fëmijët.

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, fëmijët e grupit “Respect Our Rights”  kanë diskutuar me presidenten Osmani për situatën e respektimit të të drejtave të fëmijës në Kosovë, sidomos në fushën e sigurisë, arsimit dhe mjedisit, të cilat fusha ndikojnë direkt në shëndetin dhe zhvillimin e mirëfilltë të fëmijëve në Republikën e Kosovës.

Sipas komunikatës për medie të “Save the Children in Kosovo”, në këtë takim, përfaqësuesit e fëmijëve kanë prezantuar sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët në Kosovë dhe propozimet e tyre për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme. “Në fushën e sigurisë, fëmijët ngriten vëmendjen për abuzimet dhe mungesën e sigurisë së fëmijëve në ambiente shkollore dhe familjare duke kërkuar nga Presidentja Osmani mbështetjen e saj institucionale për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejten e fëmijës për një ambient të sigurt ashtu siç është e përcaktuar në Konventën për të drejtat e Fëmijëve dhe me ligjin për mbrojtje të fëmijës. Grupi “Respect Our Rights” ngriti edhe çështjen e sfidave në mjedis dhe arsim, duke prezantuar fushatat vetëdijësuese për fëmijë dhe aktivitete në këto fusha si sesionet ‘Mendo për Tokën’ dhe fushata ‘M’so n’shpi’ , me të njëjtën cilësi dhe i prezentuan të gjeturat e raportit  ‘Si mësuam dhe sa mësuam gjatë pandemisë’ duke dhënë rekomandime lidhur me përmirësimin e situatës se arsimit nga distanca sidomos gjatë pandemisë së COVID-19”, është thënë në komunikatën e “Save the Children”.

Presidentja Osmani ka fëmijët ditën e tyre duke dhënë zotime për përkrahjen e nismave në kuadër të vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës në fushën e arsimit, mjedisit dhe barazisë gjinore. “Nder të tjera, Presidentja Osmani i siguroi fëmijët që do të punoj në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kuvendin për t’i çuar proceset që janë në të mire të fëmijëve përpara ashtu që çdo fëmijë në Kosovë të gëzojë mbrojtjen institucionale dhe respektimin e të drejtave të tyre”, është thënë në komunikatë.

Grupi ROR (Respect Our Rights) është grup i përbërë prej 24 fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, të moshave 14-17 vjeç, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Grupi monitorues i fëmijëve është themeluar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve-Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”.

May be an image of standing and indoor

May be an image of 3 people and people standing

May be an image of one or more people, people standing, book and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamed Thaçi me skuadrën e tij Dinamo Tbili zuri vendin…