Presidentja zvicerane i drejtohet qytetarëve me një letër emocionues

22 mars 2020 | 14:24

“Ne, qytetarë të dashur, e kemi çështjen në duart tona”

Të dashur bashkëqytetarë

Jeta jonë ndryshoi brenda natës. Shkollat, kinematë dhe dyqanet janë të mbyllura, manifestimet janë të ndaluara. Njerëzit e moshuar dhe të sëmurë po qëndrojnë nëpër shtëpi. Shumë të punësuar po punojnë nga shtëpia. Në zyrë apo në rrugë, ne nuk po afrohemi më shumë se dy metra afër njëri-tjetrit. Grumbullimi i më shumë se personave jashtë është i ndaluar.

Këto rregulla janë të rëndësishme. Sepse ato shpëtojnë jetë njerëzish. Kjo është arsyeja pse ne absolutisht duhet të pajtohemi me to. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur infeksionin dhe ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Dhe tani, kjo është thelbësore. Nëse virusi përhapet shumë shpejt, njësitë e kujdesit intensiv në spitalet tona janë të mbingarkuara. Pasojat mund të jenë shkatërruese. Tani gjithçka na mbetet neve.
Numri i viktimave në Zvicër është në rritje. Kjo shkakton dhembje. Konfederata, kantonet dhe po punojnë për zgjidhje ditën dhe natën. Por siç ndodh shpesh në vendin tonë: Nevojitet popullata.

Ne, të dashur bashkëqytetarë, e kemi çështjen në duart tona. Prandaj, në emër të Këshillit Federal zviceran bëj thirrje: Qëndroni në shtëpi nëse jeni më i vjetër se 65-vjeç ose i sëmurë. Qëndroni larg nga njerëzit e tjerë. Kështu e ndihmoni vetveten. Dhe kështu ju i ndihmoni të tjerët.

Autoritetet nuk e lënë vetëm popullatën. Ne po kujdesemi për kompanitë dhe vendet e punës. Këshilli Federale po i ndihmon ndërmarrjet, punonjësit dhe të pavarësuarit që luftojnë për ekzistencën e tyre. Ai siguron që pagat të paguhen dhe kompanitë të marrin kredi. Më shumë se 40 miliardë franga janë në dispozicion, shpejt dhe pa byrokraci.

Një falënderim grandioz! Jo të gjithë njerëzit mund të qëndrojnë në shtëpi. Ne kemi nevojë për punonjësit e shëndetit, punonjësit e postës, shitëset, vozitësit e autobusëve, vozitësit e kamionëve, bujqit tanë dhe pjesëtarët e ushtrisë: Ata po përkujdesen që furnizimi të vazhdojë të funksionojë. Atyre u takon një falënderim grandioz! Kjo është pikërisht ajo që Zvicrën e ka dalluar gjithmonë. Kur jemi këtu, ne jemi më shumë se 26 kantone dhe 8.5 milionë banorë. Ne jemi një vend. Dhe këtu jemi për njëri-tjetrin, përcjell /Shtegu.com/

E Juaja

Simonetta Sommaruga

Presidente federale

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpjeguar incidentin me videon…