Presim që gjykata ta hedhë poshtë vendimin për kompensimin e orëve
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, e ka quajtur joligjor vendimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MAShT) për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës trejavëshe.
Ai ka shprehur optimizëm se Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë në favor të SBAShK-ut sa i përket kompensimit të orëve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Jasharaj ka bërë me dije se derisa të merret ky vendim orët e humbura nuk do të kompensohen as të shtunave, as në pushimin pranveror dhe as në fund të vitit shkollor.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar se SBAShK-u do ta respektojë çfarëdo vendimi që do ta marrë gjykata.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)