Presim zhvillime pozitive për vizat pas zgjedhjeve në Francë

12 nëntor 2021 | 12:49

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.

Pas kësaj mbledhje për media është deklaruar kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, i cili ka treguar se diskutimi me ambasadorin gjerman u shtri në disa drejtime dhe liberalizimi i vizave ishte njëra prej temave.

“Interesimi dhe përkushtimi i Gjermanisë është që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian janë pro dhe konsiderojmë se të gjitha kushtet janë përmbushur, mirëpo edhe rekomandimi i ambasadorit ishte që angazhimi ynë drejtë vendeve skeptike të jetë i drejtpërdrejtë dhe në këtë drejtim nevojitet bashkëpunim”, ka theksuar Abazi, duke shtuar se zhvillime pozitive në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën priten pas zgjedhjeve në Francë.

“Presim zhvillime pozitive për liberalizimin e vizave pas zgjedhjeve në Francë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha sot pritet të deponojë dorëheqjen…