Presteshi: S’kishte shkelje në çmimin e Remdesevirit
Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të martën e kanë ngritur shqetësimet lidhur me çmimet e larta të barnave për trajtimin e Covid – 19.
Këtu anëtarët kanë kërkuar sqarime nga kryetari i bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi lidhur me çmimet e barnave si Remdeseviri etj.
Deputetët nga VV-ja Jeta Statovci dhe Driton Hyseni kanë kërkuar përgjigje nga Prestreshi për ankesat e shumta rreth çmimit të ë Remdesivirit. “Nëse ju dilni publikisht deklaroni se po nisni hetime ndaj medikamentit Remdesivir keni atakuar”hetimin”, ka thënë Hyseni.
Mirëpo, sipas Prestreshit, Remdesiviri ka pasur një bujë mediatike, por që sipas tij kur kanë nisur hetimet në treg, nuk kanë hasur në ndonjë shkelje.
“Ka qenë një reagim, në asnjë formë nuk ka çrregullim. Në hulumtimin tonë kemi hasur që nuk ka ndonjë marrëveshje apo ndonjë keqpërdorim në këtë drejtim”, u shpreh ai.
Prestreshi po ashtu ka folur edhe për ankesat e shumta të konsumatorëve për KEDS-in.
Kreu i AKK bëri me dije se është duke u hetuar KEDS-KESCO për pronat publike në rastin e investimeve dhe në vendosjen e trafo-stacioneve./KP