Prestreshi mbajti ligjeratë në lëndën Gazetari e Ekonomisë në kolegjin AAB
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, mbajti ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv, drejtimi i Gazetarisë, në kuadër të lëndës Gazetaria Ekonomike në Kolegjin AAB, lidhur me monopolet dhe oligopolet.
Prestreshi fillimisht bëri një prezantim për strukturën dhe punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), misionin e këtij autoriteti, po ashtu nevojën e madhe që ka ky autoritet për bashkëpunim me mediat.
Ai gjatë kësaj ligjërate u fokusua kryesisht në shpjegimin e marrëveshjeve ekonomike të ndalura, abuzimin me pozitën dominuese ne treg si dhe përqendrimet e ndërmarrjeve. Kurse, studentët e vitit të dytë të Gazetarisë, shprehën interesim për punën e këtij Autoriteti si dhe me pyetjet e tyre janë interesuar rreth angazhimit të Autoritetit për luftimin e monopoleve, duke përmendur çështje konkrete të këtyre strukturave ekonomike në tregun e Kosovës.