Prestreshi paralajmëron hetime për gastronomët që ngritën çmimin e kafesë

24 prill 2021 | 22:52

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka reaguar pas raportimit se gastronomia ka rritu çmimin e kafesë.

Prestreshi ka paralajmëruar se do të inicojë procedura hetimore, pasi sipas tij, kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar. “Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njëjtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkërisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera. Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyre veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve”, ka shkruar Prestreshi në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll KV Peja, e…