Pretendimet e ish-gjykatësit kryesor të EULEX-it, Thaçi kërkon mobilizimin e institucioneve
26 nëntor 2020
| 12:24
Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, ka pasur kritika për kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, i cili sipas saj e ka mbajtur të fshehur letrën që ka dërguar ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons.
Thaçi ka thënë se kjo deklaratë e Simmons përmban pretendime që EULEX-i ka kryer shkelje të rënda.
Deputetja e PDK-së ka thënë se fshehja e letrën është veprim skandaloz dhe i dënueshëm i kryetarit të Komisionit për Legjislacion.
Ajo ka thënë se Kuvendi e institucionet e hetuesisë duhet të marrin veprime urgjentë për këto pretendime të ngritura.
Thaçi e ka publikuar të përkthyer në shqip letrën e Simmons.