
PRETENDIMET MADHORE TË NJË AKTAKUZE DHE GJUHA E SFORCUAR SI ARGUMENT PËR FAJËSI
Shkruan; Ismail SYLA
1.
Bazuar në tekstin Zyrës së Prokurorit të Specializuar “SHTOJCË 3 e parashtrimit të versioneve të korrigjuara dhe të redaktuara publike të Aktakuzës së konfirmuar dhe kërkesave lidhur me të, (Date original: 04/11/2020 10:08:00 Date translation: 06/11/2020 10:47:00,) bien në sy dy aspekte interesante:
2.
Në paragrafin 23 tekstualisht thuhet se: “Në dhjetor 1998, UÇK-ja shpalli se më 1999 do të rifillonte plotësisht veprimet e armatosura.”
Ky konstatim të shtyn të mendosh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës thua se ishte armata më e kompletuar në botë, që e diktonte ritmin e luftës, që mund ta rifillonte luftën me të gjitha gjinitë ushtarake: në tokë, në ajër dhe në ujë.
Ndërkaq në paragrafin 29 krijohet përshtypja se aktiviteti më i madh luftarak i i UÇK-së ishte jo periudha 1998 deri më 12 qershor 1999, por ajo midis 12 qershorit 1999 deri më 20 shtator 1999, ditën e demilitarizimit:
“Forcat e RFJ-së dhe të UÇK-së i shkelën kushtet e rezolutave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare gjatë gjithë verës 1999, duke vazhduar me veprime luftarake dhe provokuese dhe duke bërë që të vazhdonte të ekzistonte rreziku real për rifillimin e luftimeve të armatosura.”
3.
Përmes gjuhës së sforcuar të përdorur në tekstin e aktakuzës synohet fuqizimi i akuzave ndaj të pandehurve.
Në paragrafin 32 thuhet se personat e akuzuar “Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI, Jakup KRASNIQI dhe anëtarë të tjerë kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën…”, ndërsa në paragrafin 36thuhet: “Njëkohësisht, përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren… anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si të vetmit përfaqësues legjitimë të shqiptarëve të Kosovës.”
Si mund të dëshmohet ushtrimi i kontrollit mbi të gjithë Kosovën dhe të qenit i vetmi zë legjitim në Kosovën e viteve 1998, 1999?
A u deshën 78 ditë bombardime të NATO-s për ta ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të Kosovës të bërë nga ushtria dhe policia serbe?
4.
Sipas tekstit të aktakuzës, paragrafi 37, katër të akuzuarit kanë vepruar “aktivisht” (d.m.th. pandërprerë 24 orë në ditë gjatë periudhës sa përfshin harku kohor i aktakuzës). Ndërkaq, sipas formulimeve në aktakuzë, asnjëri prej tyre “nuk ka” rrugëdalje nga akuza që mbi ta rëndon në tri variante faji.
Së pari, përmes fjalës “kryen”. Në paragrafin 53 thuhet: “Termi ‘kryen’, i përdorur në kontekstin e përgjegjësisë eprore, përfshin të gjitha format e përgjegjësisë penale sipas nenit 16(1) të Ligjit.”
Së dyti, sipas paragrafit 54, nëse ata nuk kryen vepra të caktuara, janë fajtorë përmes: a. përfshirjes së tyreb. pranisë së tyre c. marrjes prej tyre të informacionit për kryerjen e këtyre krimeve; d. shikimit personalisht prej tyre të provave…
Së treti, sipas paragrafit 55, ata janë fajtorë për shkak: a) mosurdhërimi ose mosnisja e hetimeve të mirëfillta dhe të mjaftueshme, ose mosmarrja e masave të tjera të mirëfillta dhe të mjaftueshme për të trajtuar pretendimet për kryerjen e krimeve b. mosraportimi prej tyre tek autoritetet përkatëse c. mosmarrja e masave disiplinore, d. mosnxjerrjaprej tyre e urdhrave që ishin të nevojshëm dhe të arsyeshëm në ato rrethana për të e) mosmarrja prej tyre e masave…
Pra, nëse nuk e ke kryer, ke dëgjuar, nëse nuk ke dëgjuar është dashur të dëgjosh etj. etj.