Pretendoi se ishte hero, por video e “tradhtoi”
16 prill 2021
| 21:39
Robert Barnett, 30 vjeç, i tha policisë se ai tentoi të shpëtonte fqinjin e tij nga një zjarr që kishte përfshirë ndërtesën, duke dal si hero në këtë ngjarje.
Megjithatë, një video e siguruar nga autoritetet në Angli zbuluan se Barnett ishte autori i zjarrit në një ndërtesë në Sunderland.
Ai pretendoi se tentoi të shpëtonte një grua që jetonte një kat sipër tij, e cila u detyrua të hidhej nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve. Megjithatë, kamerat e sigurisë kishin filmuar momentin kur Robert Barnett kishte ndezur zjarrin. Fillimisht ai kundërshtoi, por më pas e pranoi se ishte autori i ngjarjes.
Më 12 korrik, Robert Barnett pritet të marrë dënimin për këtë ngjarje.