Pretenduan se shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin, Kërçeli tallet me opozitën dhe analistët
23 gusht 2024
| 13:07
Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kerçeli, është tallur me opozitën dhe analistët, të cilët dje kishin thënë se shefi i CIA-s, William Burns, nuk e takon kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka ironizuar, duke shkruar në “Facebook” se zyrtari amerikan sot ka takuar opozitën dhe analistët.
“Shefi i CIA-s William Burns sot ka takuar opozitën dhe disa analistë. (Foto+Video)”, ka shkruar Kerçeli.