Prezantim brilant me shfaqjen “4 epoletat” e Haqif Mulliqit

10 shtator 2022 | 15:18

FESTIVALI I SHFAQJEVE KAMERTALE “Risto Shishkov”, edicioni i 30 STRUMICË 2022

Agron Gërguri

Nata e dytë e Festivalit u prenzantua në Teatrin “Muharrem Qena” Mitrovicë

Shfaqje shumëdimensionale e shumëkuptimore

Haqif Mulliqi me dramën “4 epoletat” shënon ngritje të nivelit artistik në përfaqësim ndërkombëtar tashë më në dy festivale të nivelit europian që mbahen në Resnjë “Aktori i Europes” dhe në Strumicë Festivali i Teatrit kamertal “Risto Shishkov” në konkurencë me regjisor botëror siç është Branko Brezovac.

Lufta dhe zvetnimi i njrrëzores
Shfaqja “4 epoletat” e ndërtuar edhe si refleksion mbi luften dhe pasojat e saj në vendet e ish Jugosllavisë kur u pezullua njerëzorja dhe mandati per veprim ju dha gjeneralëve si Alfador e Metador.

Mirëpo shfaqja duke qenë e ndërtuar në bazë të njē teksti tejet te ngjeshur dramaturgjikisht me elemente të absurdit të cilat zbërthehen përmes dialogëve të shkruar mrekullisht me plotë domethënie, filozofi e psikologji luftëjetë shprehur përmes asaj që e quajmë dialog i brendshëm ku rri bomba e tempuar dramatike.

Thuaja në secilen shfaqje shpalosen elemente te reja të mozaikut dramatik të Mulliqit.

Përveç tjerash shfaqja në Teatrin e Strumices në skenën emblematike 112 nxorri në pah një dilemë esenciale një raport të njeriut me luftën.

Ushtar apo njeri. Që do të thotë a ishin gjeneralët që drejtuan lufta të pergjakshme këtu e gjetiu jqnë njerëz apo vetëm gjeneral. Duke operuar brenda kësaj dileme del se gjeneralët( që në fakt është një gjeneral i dyjësuar) nënshtrojnë spari njeriun tek vetja pastaj i nënshtrojnë të gjithë tjerët me revolucionin i cili ndërpret gjithçka pavarësisht se në rrugën e “suksesit” numronin vetëm vdekje dhe se gjeneralët e Mulliqit laheshin me gjak deri aty sa fitorja i takonte humbjes.

Vdekja, frika dhe muzika
Kur i therret vdekja ata nga frika edhe mund te pranojne se kanë gabuar…porse asesi nuk guxojne te ecin ne drejtim te frikes sepse nuk kanē të ardhme…uji i jetes se tyre eshte shterrur…as loja e syve pēr të pa pasojat e asaj çka kanë shkatërruar, as loja e prapanicave për të shkuar tutje drejtë të vërtetës prej s’cilës ikin.

Revolucioni ka shkatërruar gjithçka që ka aromë njeriu…në ballafaqim me veten apo me kipcin gjenerali për një çast stepet si njeriu por ai nuk është njeri….vetëm vdekja i bënë që të ndihen njerëz …në takim me vdekjen ata konstatojnë krimet që kanë bërë duke e shkatrruar qytetrimin sikur prekun tmerrin e asaj që kanë bërë pa arritur të kuptojnë se cili ishte armiku i tyre që argumenton absurdin e luftës se kundër kujt dhe për çka kanë luftuar.

Atyre edhe muzika iu vie si zhurmë e zërave të mbytur andaj nuk e duan muzikën. Të gjitha këto thuaja i kanë prekur si dhembje popujt e ish Jugosllavisë e më s’tepërmi muziken e automatikëve e kanë dëgjuar shqiptarët e boshnjakët…dhe se as sot pas kaq vitesh nuk është arritur pajtim i plotë dhe ende nuk dihet fati i të zhdukurëve me dhunë si pasojë e luftës e cila rri pezull si mundësi…

Dilema që kthehet në mesazh është se kujt i duhet lufta, revolucioni ndërprerja e dhunshme e rrjedhës së natyrshme të jetës. Jetës i duhen njerëz e jo gjeneral.

Edhe Strumica dëshmoi nivelin e lartë artistik të shfaqjes

Edhe në Strumicë shkëlqyen aktorët Ismet Azemi, Basri Lushtaku dhe Adem Zhitopotoku. Kreativiteti gjithnjë në zhvillim i personazheve, karakteret e të cilëve janë ndërtuar plotënisht në nivel teksti dhe janë zbërthyer në shfaqje në nivel regjisure inventive dhe aktrimi brilant. Aktorët: Azemi, Lushtaku e Zhitopotoku e zbërthyen përimtësisht psikologjin e personazheve të përkrthyera në veprime foljore e fizike përmes mizanskenave të punuara me mjeshtri nga Haqif Mulliqi i cili dritat, muzikēn emocionet i bënë të funksionojnë në mënyrë unike në skenë.

Thjeshtë ishin brilant këtë e thanë me entuziazëm anëtarët e të jurisë dhe regjisori i njohur Lupço Georgievski.

Të gjitha elementet e shfaqjes ishin funksional edhe pse shumçka u adaptua(skena, ndriçimi: Murat Kajtazi-Leka) në kushtet e skenës 112 të Teatrit në Strumicë. Duke dëshmuar për të saten herë se shfaqja është organizëm i gjallë dhe se pikërisht kjo e bënë teatrin të veçant dhe Haqif Mulliqin autor të jashtëzakonshëm.

Konstatim unik i spektatorëve dhe krijuesëve teatror: shfaqje e jashtëzakonshme.
Prezantimi në Strumicë preku nivelet e larta të festivalit ku gjatë 30 viteve kanë defiluar emra të njohur të skenës. Shfaqja “4 epoletat” do regjistrohet në historikun e këtij festivali si e jashtëzakonshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ edhe më tutje mbetet arena e vetme…