Prezantim madhështor i Hazardit, por nuk i arrin dot dy rekorde
13 qershor 2019
| 23:11
Tifozët e Real Madridit dinë si t’i presin yjet e tyre. Sot, në “Santiago Bernabeu” u prezantua Eden Hazard dhe për yllin belg, ishin plot 50 mijë të pranishëm në stadium. Një prezantim madhështor, por dy lojtarë mbeten ende para ish-sulmuesit të Chelseat.
Cristiano Ronaldo mban rekordin, madje me një distancë të frikshme. Kur ylli portugez u prezantua në verën e vitit 2009, plot 80 mijë tifozë të Realit ishin të pranishëm në stadium.
Përveç Ronaldos, edhe legjenda braziliane, Rikardo Kaka, renditet më lart se Hazard për tifozët e mbledhur. Kaka mblodhi plot 55 mijë tifozë për prezantimin e tij dhe mbetet një nga lojtarët më të dashur të tifozëve “Los Blancos”.