Prezantimi i Samsung Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4

10 gusht 2022 | 16:17

Pajisjet më të gjithanshme, që ndryshojnë mënyrën se si ndër veprojmë me telefonat inteligjentë

Samsung shtyn kufijtë e universitetit të smartphone-ve me pajisjet e palosshme të gjeneratës së katërt, duke ofruar produktivitet të rritur, aftësi personalizimi dhe përvoja FlexCam.

Samsung Electronics prezantoi sot gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë novator të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4. Të dy pajisjet karakterizohen nga faktorë të personalizueshëm të formës, përvoja të përshtatura dhe performancë të përmirësuar. Tani në gjeneratën e saj të katërt, seria Galaxy Z vazhdon të shkëputet nga tradicionalja për të ofruar ndërveprime të reja me ndikim, që përmirësojnë jetën e përditshme.

“Pajisjet e palosshme të Samsung Galaxy janë ndërtuar mbi themelin e filozofisë sonë të hapur, duke ofruar mundësi të reja me një personalizim të plotë si nga brenda ashtu edhe jashtë. Të krijuara në bashkëpunim me partnerët tanë të klasit botëror, pajisjet e ardhshme të palosshme ofrojnë përvoja të pashembullta celulare që plotësojnë nevojat e përdoruesve tanë më dinamikë,” tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Biznesit Mobile eXperience në Samsung Electronics. “Përmes fokusit tonë të palëkundur dhe lidershipit në këtë industri, entuziazmi për pajisjet e palosshme vazhdon të rritet. Ne e kemi transformuar me sukses këtë kategori nga një projekt radikal në një linjë pajisjesh të zakonshme që gëzon miliona njerëz në mbarë botën.”

Si një dëshmi e përkushtimit të Samsung ndaj mjeshtërisë superiore, çdo komponent në të dy pajisjet është analizuar tërësisht për të ofruar një përvojë vërtet të optimizuar për të siguruar që çdo konsumator të ketë një pajisje që i përshtatet nevojave të tij. Galaxy Z Flip4 bazohet në suksesin e faktorit ikonik të formës së Samsung, duke shtuar veçori të tjera kyçe, duke përfshirë një përvojë të përmirësuar të kamerës, një bateri më të madhe   dhe personalizim të zgjeruar, duke ruajtur dizajnin e tij ultra kompakt. Galaxy Z Fold4 hap mundësi të reja për përdoruesit duke ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse celulare të Samsung deri më sot, duke ofruar dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes dhe veçori multitasking si kompjuter, përveç teknologjisë së përparuar të kamerës dhe procesorëve të fuqishëm celularë.

Galaxy Z Flip4, pajisja më e fundit e vetë-shprehjes si nga brenda ashtu dhe jashtë

Galaxy Z Flip4 përmirëson veçoritë e preferuara të përdoruesve tanë, duke e bërë atë pajisjen e fundit më të fuqishme për shprehjen e vetes përmes përmbajtjeve të ndryshme, foto, video etj, por edhe falë personalizimit të dizajnit. Dizajni i tij kompakt si guaskë ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër.

Xhironi video pa duar ose shkrepni selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht Z Flip4 për të aktivizuar FlexCam . Këto mund të shijohen edhe në aplikacionet e preferuara të përdoruesve . Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook. Bëni më shumë gjëra se kurrë me Z Flip4 duke shkrepur selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore me Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon – ideale për krijuesit e përmbajtjeve (kontentit) dhe blogerët. Përdoruesit tani janë në gjendje të bëjnë selfie në modalitetin e portretit dhe të shohin pamjen paraprake në raportin aktual të fotografisë kur përdorin Quick Shot. Me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor  65 për qind më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1, fotot dhe videot janë më të qarta dhe më të qëndrueshme – ditën ose natën.

Z Flip4 është krijuar për t’u përdorur vërtet ‘pa duar’ – duke bërë më shumë gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni mesazheve, hapni makinën  dhe madje kontrolloni SmartThings Scene , të gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin.

Galaxy Z Flip4 mund të shkrepë, shfaqë përmbajtje dhe lidhet më gjatë ndërmjet karikimeve me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh . Me Super Fast Charging, të mbështetur tani në Z Flip4, karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta , duke i mbajtur përdoruesit të lidhur kur ata janë drejt fundit të baterisë.

Me menteshën më të hollë, skajet e drejtuara, xhamin e pasmë me kontrast të mjegulluar dhe kornizat metalike me shkëlqim, dizajni është dizajni jonë më i rafinuar deri më tani. Përdoruesit mund ta personalizojnë plotësisht Z Flip4 brenda dhe jashtë, me Galaxy Themes si në ekranin kryesor ashtu dhe në ekranin cover kur telefoni është i bllokuar, për të plotësuar stilin e tyre me fonte, ikona dhe dizajne të personalizuara. Plus, përdoruesit mund të krijojnë ekranin e tyre cover me dizajne të reja të orës dhe sfonde në formate të ndryshme si imazhe, GIF dhe madje edhe video .

Galaxy Z Fold4, një central multi-task me performancë të lartë

Galaxy Z Fold4 është rezultat i inovacionit të qëndrueshëm të smartphone-ve Samsung Galaxy dhe smartphone ynë më i fuqishëm deri më tani. Z Fold4 kombinon ekspertizën kolektive të teknologjisë celulare të Samsung për të krijuar një pajisje me funksionalitet të rritur qoftë i hapur, i mbyllur ose në Flex Mode . Për më tepër, është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Kryerja e shumë detyrave njëkohësisht në Z Fold4 është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar  ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara dhe të hapura së fundmi. Multi-tasking është gjithashtu më intuitiv, falë gjesteve të reja të rrëshqitjes . Ndërroni menjëherë aplikacionet që i keni hapur në ekran të plotë në dritaren ‘pop-up’ ose ndani ekranin tuaj në gjysmë për të bërë sa më shumë gjëra njëkohësisht .

Partneritetet e Samsung me Google dhe Microsoft e çojnë multitasking në një nivel tjetër. Aplikacionet e Google, duke përfshirë Chrome dhe Gmail tani mbështesin funksionin drag-and-drop, duke i lejuar përdoruesit të kopjojnë linqe dhe ti bëjnë ‘paste’ diku tjetër, fotot dhe më shumë nga një aplikacion në tjetrin. Me Google Meet, përdoruesit tani mund të lidhen me më shumë njerëz ndërsa shijojnë bashkë-aktivitete virtuale, duke përfshirë bashkë-shikimin e videove në YouTube ose duke luajtur lojëra së bashku në një video call . Paketa e plotë e Microsoft Office dhe Outlook përfitojnë nga ekrani i palosshëm, duke ofruar më shumë informacion në ekran dhe mënyra më të shpejta për të ndërvepruar me përmbajtjen. Përvoja e multi-tasking është e plotë me funksionalitetin S Pen , duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve kur jeni në lëvizje me një vend efikas për ruajtjen brenda këllëfit me hapësirën Pen case .

Galaxy Z Fold4 nxjerr foto dhe video mahnitëse me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP dhe lente zmadhimi 30x . Një sërë modalitetesh të kamerës, duke përfshirë hartën më të madhe të zmadhimit të aktivizuar në modalitetin Capture View, Dual Preview dhe Rear Cam Selfie, janë krijuar sipas kërkesës së blerësve për të përfituar nga faktori unik i formës për rritjen e fleksibilitetit të fotografimit. Dhe me madhësinë më të madhe të pikselit, një sensor 23 përqind më të ndritshëm  dhe fuqinë e përmirësuar të përpunimit, përdoruesit mund të kapin imazhe të qarta edhe gjatë natës.

Përmbajtja është edhe më gjithëpërfshirëse (që të tërheq në zemër të aksionit) dhe më e dallueshme në ekranin kryesor 7,6 inç  me një ekran më të ndritshëm, një rifreskim  adaptiv 120 Hz dhe një kamerë më pak të dukshme nën ekran (UDC) që paraqet një rregullim të ri. Aplikacionet e njohura të medieve sociale si Facebook janë optimizuar për përvojën e ekranit të madh për ta bërë përmbajtjen më të këndshme. Ose hapni aplikacionet tuaja të preferuara të shërbimit argëtues të transmetimit si Netflix   dhe shikoni ‘pa duar’ me modalitetin Flex. Për aplikacionet jo të optimizuara, përdoruesit madje mund ta kontrollojnë pajisjen pa ndërprerë përmbajtjen me Flex Mode Touchpad   të ri,duke ofruar saktësi gjatë ndalimit, kthimit prapa dhe luajtjes së videove, ose zmadhimit ose zvogëlimit të përmbajtjes ndërsa pajisja është në Flex Mode.

Lojërat janë gjithashtu më të shpejta falë platformës së fuqishme celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 dhe 5G  tepër të shpejtë. Me një menteshë më të hollë, peshë më të lehtë dhe korniza edhe më të ngushta, ekrani më i gjerë mundëson ndërveprime më të lehta me njërën dorë gjatë përdorimit të Cover Screen .

Samsung vazhdon rrugëtimin e saj të inovacionit që sfidon pengesat për të ofruar nivelin e qëndrueshmërisë që presin konsumatorët, si brenda ashtu dhe jashtë. Me kornizat tona prej alumini Armor dhe mbulesën e menteshave së bashku me Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluzive në ekranin e kapakut dhe xhamin e pasmë, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet tona më të forta të palosshme ndonjëherë. Qëndrueshmëria e panelit të ekranit kryesor është përmirësuar gjithashtu falë strukturës së optimizuar të shtresës, duke ndihmuar në reduktimin e dëmtimit nga goditjet e jashtme. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8 , kështu që përdoruesit mund të shqetësohen më pak nëse gjenden nën shi pa çadër.

Galaxy Buds2 Pro, dizajn premium me përvojën më të fundit të dëgjimit

Serisë Galaxy Z i bashkohen dhe Galaxy Buds2 Pro – kufjet e reja të cilësisë së lartë të Samsung që ofrojnë përvojën më gjithëpërfshirëse të dëgjimit të audios wireless me një dizajn të ri, kompakt dhe lidhje të pandërprerë që është perfekte për çdo aspekt të jetës tuaj të përditshme.

Vlerësoni çdo interludë muzikore me audio superiore Hi-Fi 24 bit , e cila ofron gamë të lartë dinamike që ju ndihmon të ndiheni të lidhur me përmbajtjen që po dëgjoni me rezolucion të qartë kristal. Me kodekun e ri Samsung (SSC HiFi)  , muzika cilësore mund të transferohet pa pushim dhe altoparlanti i ri koaksial me dy drejtime i bën ata tinguj më të pasur se kurrë. Dizajni i ri kompakt, ergonomik është 15 përqind më i vogël , me një përshtatje të sigurt, që është krijuar për të parandaluar rrotullimin, duke e bërë atë shoqëruesin e përsosur të fitnesit. Përgjigjuni telefonata në lëvizje me ANC  të fuqishme për të eliminuar zhurmën e jashtme. Galaxy Buds2 Pro i ri i lejon përdoruesit t’i arratisen botës së tyre dhe njëkohësisht të qëndrojnë të lidhur me jetën e tyre.

Kur ju duhet t’i përgjigjeni një telefonate urgjente ndërsa shijoni një seancë lojrash ose një film në tabletin tuaj, Buds2 Pro mund të ndërrojë pa probleme lidhjen audio me telefonin tuaj me një prekje të gishtit. Buds2 Pro tani përmban Auto Switch  për të siguruar një kalim të lehtë nga shfaqja juaj e preferuar televizive për të marrë një telefonatë nga të dashurit tuaj.

Dhe nëse ndodh që të humbni Buds2 Pro në udhëtimet tuaja, SmartThings Find tani e bën gjetjen e tyre të shpejtë dhe të lehtë.

Galaxy për planetin

Që nga lançimi i serisë Galaxy S22, Samsung ka përfshirë materiale të ricikluara jo vetëm në paketimin tonë, por edhe në harduerin e produkteve tona të reja. Këta janë hapat e parë në iniciativën tonë Galaxy for Planet, e cila përfshin inkorporimin tonë të vazhdueshëm të plastikës së ricikluar dhe krijimin e materialeve të reja në partneritet me partnerët kryesorë të qëndrueshmërisë. Ndërsa vazhdojmë të ndjekim risitë në prodhimtarinë e qëndrueshme, jemi krenarë të njoftojmë se më shumë se 90% e Galaxy Buds2 Pro të ri është bërë me materiale të ricikluara.  Seria e re Galaxy Z përfshin gjithashtu në komponentët kryesorë plastikë që është nxjerrë nga oqeani dhe 100 për qind letër të ricikluar për paketimin e saj. Ne gjithashtu reduktuam volumin e paketimit deri në 58%   në krahasim me Galaxy të palosshëm të gjeneratës së parë. Kjo barazohet me shmangien e afërsisht 10,000 tonë emetim të karbonit nga transporti këtë vit .

Disponueshmëria

Galaxy Z Flip4 plotëson stilet e përdoruesve me dizajne premium në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë .Galaxy Z Fold4 dhe këllëfi me hapësirën për Pen  ofrohen në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme .

Galaxy Z Fold4 do të jetë i disponueshëm në Kosovë me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 1949 Eur në versionin 256GB dhe 2099 Eur në versionin 512GB.  Galaxy Z Flip4 do të jetë i disponueshëm me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 1199 Eur në versionin 256GB. Ndërsa, Galaxy Buds2 Pro vjen me çmimin e rekomanduar me pakicë 239 Eur.

Galaxy Z Flip4, Z Fold4 dhe Buds2 Pro do të jenë të disponueshëm për porositje paraprake duke filluar nga 10 gushti dhe do të jenë në treg duke filluar nga 26 gushti në vende të caktuara.

Klientët që porosisin paraprakisht ose Galaxy Z Flip4 ose Galaxy Z Fold4 do të përfitojnë zbritje në shumën 200 Eur me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 150 Eur me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu, do përfitojnë siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda një viti nga blerja e pajisjes.  Ndërsa, duke porositur Galaxy Buds2 Pro përfitoni dhuratë një karikues wireless. Promocioni zgjat nga data 10 gusht deri në 25 gusht 2022.

Për më shumë informacion mbi promocionet vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold4-z-flip4-xk dhe https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-buds2pro-xk

Për më shumë informacion rreth Galaxy Z Flip4 dhe Z Fold4, vizitoni: www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/global ose www.samsung.com/global/galaxy/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Kalidou Koulibaly vendosi të largohet nga Napoli për t’iu…