Prezantohen fazat e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së me mision të ri

30 tetor 2018 | 15:41

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë pritur të martën në takim deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së (KPPMSMFSK), në krye me deputetin Haxhi Shala, kryetar i Komisionit.

Në takimin e përbashkët të deputetëve të Komisionit PPMSMFSK të Parlamentit të Kosovës dhe krerëve të Ministrisë dhe FSK-së ishin të pranishëm edhe drejtori dhe zëvendës drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK dhe FSK (NALT).

Fillimisht ministri Berisha ka falënderuar të gjithë deputetët pa dallime partiake, për përkrahjen dhe votimin që i kanë bërë në parlament leximit të parë të pakos së projektligjeve për  FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë takim informues u bënë prezantime më të hollësishme për pikat konkrete se ku do të ketë ndryshime thelbësore si dhe u prezantuan fazat e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së me mision të ri.

Nga deputetët u parashtruan pyetje të ndryshme  dhe me interes në të cilat dhanë shpjegimet e tyre ministri, komandanti i FSK-së dhe specialistët e fushës.

Deputetët shprehën falënderimin  për mundësinë e dhënë që për pika të ndryshme të projektligjeve të diskutohet  konkretisht dhe nga afër.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist në lidhje…