Prezantohen potencialet dhe ofertat turistike të Kosovës në Izmir
Unioni i Turizmit të Kosovës (UKT) njofton se ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Izmir ku kanë prezantuar potencialet dhe ofertat turistike të vendit.
Sipas UKT-së, janë zhvilluar shumë takime ndërmjet operatorëve ekonomik për të sjellë grupe turistësh në Kosovë.
“Ka pasur takim me presidentin e Shoqatës së Bizneseve “Batuder”, Akin Kazançoglu ku kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në sektorin e turizmit dhe investimeve në Kosovë”, është thënë në njoftim, duke shtuar se përfaqësuesit e këtij institucioni janë pritur nga Oda Ekonomike dhe Tregtare e Izmirit, përkatësisht kryetari Mahmut Ozgener, drejtori për investime dhe drejtori për turizëm. “U diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Delegacioni u takua edhe me kryesinë e Shoqatës Shqiptare në Izmir dhe shumë përfaqësues të bizneseve atje, me qëllim të vendosjes së urave të komunikimit dhe bashkëpunimit”, thuhët në njoftim.