Prezantohen zyrtarisht Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds

05 gusht 2020 | 17:29

Qëndroni produktiv, të lidhur dhe të shëndetshëm në këtë epokë të re me aksesorët më të rinj nga Samsung

Samsung Electronics njoftoi sot në Unpacked Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds Live. Galaxy Watch3 është një orë inteligjente e gjeneratës tjetër që kombinon artizanatin epa kohë me veçori innovative të shëndetit dhe mirëqenies. Galaxy Buds Live janë forma më e re e kufjeve wireless, me një dizajn elegant dhe ergonomik që vjen me teknologjinë premium audio.

Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds Live janë mjete të përshtatshme për të mirëmbajtur stilin e jetesës tuaj dhe rutinat e përditshme, veçanërisht në gjendjen aktuale. Të dyja pajisjet janë integruar thjeshtësisht në ekosistemin më të gjerë Galaxy për t’ju ndihmuar të jetoni më të shëndetshëm, të komunikoni më mirë dhe të përfitoni sa më shumë nga teknologjia që posedoni.

“Aksesorët janë ndër sektorët e teknologjisë që po përparojnë më shpejt dhe ritmi vetëm po përshpejtohet. Në muajt e fundit, ne kemi parë një rritje të jashtëzakonshme në treg teksa njerëzit drejtohen tek smartwatches dhe kufjet wireless per t’i ndihmuar ata në ‘Normalen e Re’ “, tha Dr. TM Roh, President dhe Drejtor i Biznesit të Komunikimeve Mobile, në Samsung Electronics. “Që nga prezantimi i smartwatch-it  tonë të parë vetëm shtatë vjet më parë, ne jemi bërë udhëheqës të tregut të aksesorëve inovatorë. Sot, jemi të përqendruar në ndërtimin e këtij momenti për të ofruar përvoja të reja dhe të diferencuara – të kombinuara me dizajnin e guximshëm dhe teknologjinë e përparuar që klientët tanë kanë pritur.”

Galaxy Watch3: Menaxhoni Jetën Tuaj me Teknologjinë më të Përparuar të Shëndetit

Galaxy Watch3 krenohet me të gjithë artizanatin e një ore luksoze, teksa është mjaft i rehatshëm për t’u veshur gjatë gjithë ditës. Me një dizajn që i reziston kohës, kjo orë është e ndërtuar me materiale premium si çelik dhe lëkurë me cilësi të lartë – dhe për herë të parë, Galaxy Watch3 do të jetë gjithashtu në dispozicion në një model titaniniumi që është i qëndrueshëm dhe elegant. Galaxy Watch3 gjithashtu përmban mekanizmin rrotullues mjaft popullor nga modelet e mëparshme të orave, i cili bashkon formën me funksionin. Me vetëm një kthesë të kornizës , ju lehtësisht mund të lundroni midis pajisjeve, aplikacioneve të hapura dhe njoftimeve. Në krahasim me Galaxy Watch origjinal, Galaxy Watch3 është 14% më i hollë, 8% më i vogël dhe 15% më i lehtë  – i kombinuar me një ekran më të madh. Ju gjithashtu mund të rregulloni fushën e orës për të pasqyruar në mënyrë të përsosur stilin tuaj personal. Ju mund të zgjidhni nga mbi 80,000 fusha në Galaxy Store, ose ta dizajnoni vetë. Një bibliotekë me 40 opsione të ndryshme ju lejon të personali zoni fushën e orës me informacionet që janë më të rëndësishmet për ju.

Me çdo model të ri, aftësitë e Galaxy Watch janë zgjeruar, dhe tani Galaxy Watch3 do të ofrojë përvoja të reja në monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies. Opsioni i Oksigjenit në Gjak (SpO2) së shpejti do të masë dhe gjurmojë nivelin e oksigjenit me kalimin e kohës, për qëllime të fitnesit dhe shëndetit . Për të siguruar që ndihma nuk është kurrë shumë larg në rast të një rënieje, Galaxy Watch3 vjen me një veçori të re që zbulon rëniet, e cila identifikon një rënie të mundshme dhe mund të dërgojë një njoftim SOS në kontaktet tuaja të zgjedhura .

Fillimi i një rutine fitnesi mund të jetë i vështirë, por mjeti i vrapit nga Samsung është këtu për t’ju ndihmuar. Analiza e vrapit  do të jetë në gjendje të ofrojë reagime në kohë reale gjatë vrapit tuaj, si dhe raporte gjashtë-faktore pas stërvitjes, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e formës, rritjen e performancës dhe zvogëlimin e dëmtimit. Për të ndjekur përparimin tuaj kardio teksa vraponi, së shpejti do të keni mundësi të përdorni lehtësisht leximet e VO2 max , të cilat ofrojnë pasqyrime në marrjen e oksigjenit. Edhe kur jeni në shtëpi, ju keni qasje në një studio të shërbimeve të plota të fitnesit me Samsung Health, i cili përmban një bibliotekë me më shumë se 120 video me stërvitje. Thjesht zgjidhni një rutinë stërvitjeje në smartphone tuaj Galaxy, pasqyrojeni atë në Samsung Smart TV  tuaj, dhe Galaxy Watch3 juaj do të kujdeset për pjesën tjetër dhe automatikisht do të gjurmojë stërvitjen. Për shkak se pushimi është po aq a rëndësishëm sa stërvitja, Samsung ka zhvilluar opsionin e menaxhimit të gjumit që kur u prezantua për herë të parë në vitin 2014. Tani, Galaxy Watch3 ofron rezultate dhe njohuri të reja të gjumit për t’ju ndihmuar të pushoni më të mirë.

Për më tepër, përputhshmëria e rrjedhshme midis Galaxy Watch3 dhe pajisjeve të tjera Galaxy, duke përfshirë Galaxy Note20, përforcon përvojat tuaja në celular. Ju mund të vendosni opsione automatike të përgjigjeve për mesazhet dhe imazhet, dhe të shikoni me lehtësi emotikonët dhe fotot direkt nga kyçi i dorës. Ju gjithashtu mund të kontrolloni lehtësisht përvojën tuaj celulare; të luani muzikën tuaj të preferuar nga telefoni juaj me mekanizmin rrotullues; dhe të përdorni gjeste të thjeshta dore , si shtrëngimi dhe lirimi i grushtit tuaj për të marrë një telefonatë, ose rrotullimi i krahut tuaj për të fikur alarmet ose për të mbyllur telefonatat hyrëse. Për ata që kalojnë periudha të zgjatura larg telefonit të tyre, modele LTE janë gjithashtu të disponoheshe, duke ju lejuar të bëni thirrje dhe mesazhe, të transmetoni playlistat tuaja të preferuara dhe te keni akses tek aplikacionet tuaja të preferuara në lëvizje.

Buds Galaxy Live: Akordohuni në Çdo Moment

Galaxy Buds Live kundërshtojnë dizajnin konvencional – me një estetikë unike, ato nuk janë si asgjë që keni parë. Samsung ka rikonfiguruar modelin tradicional të kufjeve, duke future komponentë të brendshëm horizontalisht në vend të vertikalisht. Në këtë mënyrë, kufjet e veshit nuk varen, duke siguruar një pamje më natyrale. Ky dizajn ergonomik pa majë, përputhet me formën e veshit tuaj, duke i bërë ato mjaft të rehatshme për t’u mbajtur  gjatë gjithë ditës. Më tej mund të rregulloni përshtatjen e tyre me dy madhësi të majave.

Galaxy Buds Live u krijuan për të sjellë tingullin tuaj në jetë. Duke kombinuar ekspertizën e zërit të AKG me trashëgiminë e inovacionit të harduerit të Samsung, Galaxy Buds Live ofrojnë një përvojë me të vërtetë gjithëpërfshirese ne audio. Me një altoparlant dhe kanal bass 12 mm, audio tingëllon e thellë dhe e pasur, duke ju lejuar të shijoni muzikën ashtu si synonte artisti. Me tre mikrofona dhe një njësi Voice Pickup Unit, kufjet  tuaja sigurohen që gjithmonë të dëgkoni zë të lartë dhe të qartë në telefon. Këto kufje kanë një Active Noise Cancellation (ANC) për llojin e hapur , duke ju lejuar të akordoni shpërqendrime si makina që kalojnë dhe lavatriçe të zhurmshe, ndërkohë që jeni akoma në gjendje të akordoheni në njoftime dhe biseda të rëndësishme.

Galaxy Buds Live ofrojnë një përvojë të përshtatshme dhe të lidhur të dëgjimit, në përputhje me një sërë pajisjesh. Kaloni në mënyrë të përsosur midis pajisjeve të pajtueshme – nuk kërkohet shkëputje dhe rilidhje. Dhe kur çiftëzoheni me pajisjet e fundit të Galaxy, mund të hapni mundësi të reja. Regjistroni audio të pastër kristal për videon tuaj në Galaxy Note20 duke përdorur Galaxy Buds Live si mikrofon wireless. Përdorni ‘Game Mode’  për të zvogëluar vonesën në audio – me ekranin Dynamic AMOLED 2X të Galaxy Note20, ju mund të shijoni një përvojë më të thellë të lojërave. Ju gjithashtu lehtësisht mund të ndani muzikën me miqtë – pa kompromentuar cilësinë e zërit – duke përdorur veçorinë e re Buds Together .

Për navigim më të përshtatshëm, Galaxy Buds Live paraqesin një PUI intuitive të bazuar në prekje (ndërfaqen fizike të përdoruesit)  për kontrollin e prekjes, si dhe Bixby voice wake-up , i cili ju lejon të ndryshoni muzikë, të hapni aplikacione dhe të dërgoni mesazhe pa duar dhe pa parë. Gjithashtu, Galaxy Buds Live vijnë me bateri që zgjasin. Kur janë plotësisht të karikuara, kufjet mund të mbështesin deri në

6 orë transmetim, dhe kutia karikimit ju lejon të shijoni 15 orë shtesë mbi karikimet e shumta . Dhe kur duhet t;i karikoni shpejt, mund të fitoni 1 orë kohë  me vetëm 5 minuta karikim .

Disponueshmëria

Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds Live janë në dispozicion në vendet e zgjedhura duke filluar nga 7 gusht 2020, dhe do të zgjerohen në më shumë tregje.

Galaxy Watch3 është në dispozicion në 41mm dhe 45mm, të dyja në dispozicion në variantet LTE dhe Bluetooth. Varianti Galaxy Watch 41mm do të jetë i disponueshëm në Bronz dhe Silver, ndërsa varianti i Galaxy Watch 45mm do të jetë në dispozicion në Silver dhe të Zezë.

Varianti i Galaxy Watch Titanium do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit.

Galaxy Buds Live do të jetë në dispozicion duke filluar më 21 gusht, në varësi të disponueshmërisë së një partneri individual, dhe do të vijnë në Bronz, të Bardhë dhe të Zezë.

Për më shumë informacione rreth Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds Live, ju lutemi vizitoni:

Galaxy Watch3: https://www.samsung.com/al/wearables/galaxy-watch3-r850/SM-R850NZDAEUF

Galaxy Bud Live: https://www.samsung.com/al/wearables/galaxy-buds-live-r180/SM-R180NZNAEUG

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe formon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania është duke ripërcaktuar botën e TV, smartphone, pajisje të vlefshme, tableta, pajisje digjitale, sisteme të rrjetit dhe memorie, sistem LSI, shkritore dhe zgjidhje LED. Për lajmet më të fundit, ju lutemi vizitoni Newsroom Samsung në http://news.samsung.com.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa një nuse po pozonte në ditën e saj të…