Prezantohet ekipi olimpik, synohen medalje në ‘Baku 2019’

19 korrik 2019 | 10:26

18 sportistë nga sporte të ndryshme do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) “Baku 2019”. Në këto lojëra ekipi i Kosovës po synon të fitojë medalje.

Kosova do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) “Baku 2019” nga 21 deri më 27 korrik. Ndërsa të enjten është prezantuar ekipi olimpik i Kosovës që përbehet 18 sportistë të moshës 15-18-vjeçare. Listës i prin xhudistja Erza Muminoviq që në Buenos Aires 2018 e fitoi medaljen e bronztë.

“Përgatitjet janë bërë shumë më herët nëpër federata falë mbështetjes nga mjetet që gjeneron KOK-u. Nëse e shikojmë të kaluarën e sukseseve, nga xhudo kemi rezultatet më të mira edhe te seniorët, edhe te kategoritë e reja, por që befasi e këndshme së fundi është medalja e artë e Muhamet Ramadanit nga Kampionati Ballkanik i Atletikës, prandaj pritshmëritë për rezultate të mira janë edhe nga atletika, por që ne nuk do t’i bëjmë askujt presion. Ne kërkojmë sjellje të mirë dhe dhënie të maksimumit nga secili sportist”, ka thënë kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Noti përfaqësohet me pesë sportistë. Me nga një garues më pak përfaqësohen sporti i atletikës dhe tenisi, kurse mundja do të përfaqësohet me dy sportistë. Trajneri i mundjes, Ziber Xhoni, e ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës për mundësinë që iu dha për t’u përgatitur për EYOF Baku 2019, kurse ka shprehur besimin se nga ky festival ekipi i Kosovës do të kthehet me medalje. Për Kosovën, Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj është i treti pas përfaqësimit në “Tbilisi 2015” dhe “Gyor 2017”. “Baku 2019” është rasti i artë që ekipi olimpik i Kosovës ta fitojë medaljen e parë, e cila i mungon vendit tonë në festivale të tilla.

Lista e ekipit olimpik të Kosovës për EYOF Baku 2019

Erza Muminoviq           (xhudo)
Fationa Kasapi              (xhudo)
Festim Beqiri                 (xhudo)
Muhamet Ramadani     (atletikë)
Leon Thaqi                     (atletikë)
Albina Bojaxhiu            (atletikë)
Diellza Selaci                 (atletikë)
Urim Qaili                      (mundje)
Njomëza Krasniqi        (mundje)
Vigan Bytyqi                  (not)
Olt Kondirolli                (not)
Hana Fejzullahu           (not)
Jona Macula                  (not)
Elona Zhugolli               (not)
Melos Nallbani              (tenis)
Fresk Sylhasi                  (tenis)
Vesa Gjinaj                      (tenis)
Forta Morina                   (tenis)

Trajnerët:

Fatos Tabaku       (xhudo)
Xhavit Tahiri        (atletikë)
Ardian Hamiti      (not)
Festim Ibrahimi   (tenis)
Ziber Xhoni           (mundje)

/Veton ZYMBERI/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton…