Prezantohet koncepti i veturës sportive elektrike Caterham Project V
Caterham, firma britanike e veturave sportive – e njohur për Seven, veturën sportive me çati të hapur, e cila në vitet e 50-ta kishte nisur si një veturë Lotus – ka prezantuar njotus – ka prezantuar një koncept të veturës së saj të parë elektrike, e cila pritet që të dal nëpër showroom-e në vitin 2025 ose 2026.
E njohur si Project V, koncept vetura ka një renditje të ulëseve me 2+1 – dy prej tyre janë ulëse të përparme dhe një e pasme – dhe fuqinë e merr nga një motor elektrike me 200kW i cili është i vendosur në pjesën e pasme.
Prodhuesi i veturave pretendon se koncepti vlerësohet të mbulojë shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h në “më pak se 4.5 sekonda” dhe se do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 230km/h, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
Modeli në fjalë ka një bateri me litium jon e cila ofron deri në 400 kilometra të rrezes së vozitjes, dhe mundësinë e karikimit prej 20 deri në 80 për qind në vetëm 15 minuta kur e përdor karikuesin e shpejtë DC me kapacitet 150kW.
Caterham thotë se shpreson që prodhimi i Project V të nisë deri në vitin 2025 ose 2026, atëherë kur edhe do të ishte modeli i parë konvencional të cilin kompania do ta nxjerrë në rrugë.
Project V nuk është thjesht një koncept apo studim dizajni. Ne kemi kryer fizibilitetin e inxhinierisë dhe prodhimit gjatë gjithë procesit të zhvillimit”, tha Bob Laishley, drejtori ekzekutiv i Caterham Cars, në një deklaratë për media.