Prezantohet logoja zyrtare e Kampionatit Evropian të xhudos

05 tetor 2023 | 14:49

Kampionati Evropian i Xhudos do të mbahet për herë të parë në Kosovë më 16 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kjo pritet të jetë ngjarja më e madhe sportive e organizuar në Kosovë.

50 shtete do të janë pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë dhe do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.

“Shumë të lumtur të ndajmë me ju identitetin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndësishme si për vendin tonë ashtu edhe për sportin e xhudos në Evropë dhe botë. Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes – ‘Rei’ – në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë, mikpritjen dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e 3 medaljeve të arta olimpike”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos të Kosovës.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vetëm 20-vjeç, por mund të quhet me plot gojën…