Prezantohet Messi: Ishte i vështirë largimi nga Barça, por tani jam shumë i lumtur

11 gusht 2021 | 11:40

Lionel Messi është prezantuar si lojtar i Paris Saint Germain (PSG). Ai ka thënë se është shumë i lumtur që është bashkuar me klubin francez.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e din se largimi nga Barcelona ishte i vështirë pasi kam kaluar atje shumë vite dhe ndërrimi ishte i vështirë pas shumë vitesh. Por me të ardhur këtu gëzimi është i papërshkrueshëm, faleminderit për mikpritjen, po e shijoi gjithçka dhe mezi pres të nis stërvitjet dhe të njoh më shumë stafin, shokët dhe të nis këtë epokë të re. Dua të falënderoj presidentin, Leonardin klubin se si më kanë trajtuar që nga dita e parë. am i lumtur që gjendem këtu, dhe mezi pres sepse ky është një klub ambicioz. Besoj se jemi gati për të luftuar për gjithçka, për t’u rritur për të fituar shumë trofe, bashkë mund t’ia dalim”.

“Faleminderit edhe tifozëve, ishte çmenduri ajo që bën për ardhjen time, është diçka e rëndësishme për të të bërë të lumtur, jam i sigurt se së bashku do të kënaqemi”, ka thënë Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është miratuar propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e…