Prezantohet platforma për qeverisje të mirë
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka lansuar platformën për qeverisje të mirë, e cila është krijuar për plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve për funksionimit korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.
Valëza Zogjani, menaxhere e projektit në D4D, ka thënë se në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë.
Ajo ka thënë se platforma informuese “Qeveris mirë” adreson këtë problem duke ofruar sqarime për marrëdhëniet ndërmjet organeve komunale dhe qytetarëve.
Ndërsa nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme prezantimin e kësaj platforme, e cila do të mundësojë që bashkëpunimi ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve të jetë në një nivel më të lartë.