Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës (Foto)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë prezantuar sot projektin për stadiumin e Kombëtares së Kosovës.
Në profilin e vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar se ky stadium do të jetë më i bukuri në Ballkan.
“Stadiumi Kombëtar i Kosovës nuk është më një ëndërr. Sot e prezantuam projektin e tij, e së shpejti fillojmë edhe ndërtimin. Ky projekt i jashtëzakonshëm, më i bukuri në Ballkan, tregon se shteti i Kosovës po ecë përpara, po ndërton të ardhmen. Kombëtarja e Kosovës, me suksesin e saj, me punën e jashtëzakonshme dhe ekipore, është shembull se bashkë realizojmë qëllimet tona. Përgëzoj ministrin Kujtim Gashi për përkushtimin e madh që ky projekt të jetësohet. E gëzofshim arenën e dardanëve!”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/