Prezantohet skema e granteve, Peci: Jemi të angazhuar për të fuqizuar fermerët dhe sipërmarrësit tanë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në hapjen e sesionit të parë informues të Skemës së Granteve 2024-2027.
Ai ka thënë se ky projekt synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale përmes agroturizmit dhe ekoturizmit.
“Sot mbajtëm sesionin e parë informues në komunën e Mitrovicës për të prezantuar Skemën e Granteve në kuadër të projektit prej 20.2 milionë euro, i cili realizohet në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ. Ky projekt synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale përmes agroturizmit dhe ekoturizmit. Jemi të angazhuar për të fuqizuar fermerët dhe sipërmarrësit tanë, dhe këtë e bëjmë duke ofruar mundësi investimi dhe mbështetje financiare. Sesionet informuese do të vazhdojnë në të gjitha komunat e Kosovës, duke siguruar që të gjithë të kenë akses në informacion dhe mundësi për të përfituar nga skema”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Faton Peci.