Prezantohet vetura e re sportive Bugatti Tourbillon
23 qershor 2024
| 15:40
Kroati Mate Rimac tri ditë më parë në Molsheim të Francës, prezantoi Bugattin e parë të zhvilluar nën udhëheqjen e tij – Tourbillon.
Qmimi fillestar i kësaj veture sportive, pa pajisje shtesë dhe përfitime tjera, është 3.8 milionë euro.
Në anën tjetër, Rimac, kreu i Bugatti Rimac tha se pothuajse 250 njësitë e planifikuar janë shitur.
Një video e publikuar tregon sesi tingëllon Bugatti kur shtypni pedalin e gazit.
Bëhet fjalë për një veturë që ka mbi 1,800 kuaj-fuqi, dhe që lëvizë me shpejtësi prej 450 kilometra në orë.