Prezantohet Walker: Milanit i ofroj përvojë dhe lidership
Është koha për prezantime në shtëpinë e Milanit. Në konferencën për shtyp foli afrimi më i fundit i kuqezinjve, Kyle Walker (i ardhur në huazim nga Manchester City me të drejtën e blerjes së vendosur në 5 milionë euro):
“Të luash për këtë skuadër është diçka fantastike. Qartësisht, kjo është një ambicie e madhe e karrierës sime, për të provuar një përvojë të re. Mendova se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar gjithë talentin tim”.
A ke folur me dikë nga Milani?
Sigurisht që kam folur me Ibrahimoviqin. Ai më sqaroi idenë se kjo është një shoqëri që dëshiron të bëjë mirë. Milani ka fituar Superkupën. E dimë që në kampionat nuk po shkon mirë, por në Champions nevojitet vetëm një pikë për të shmangur “play-off”-in. Shpresoj që kjo të kem diçka që mund të sjell këtu. Sjell përvojën time, por edhe lidershipin tim.”
Çfarë i duhet Milanit për t’u rikthyer në Champions League?
Bazuar në atë që pashë nga fundi i ndeshjes, vura re pasionin dhe dëshirën për të fituar. Ky është presioni që duhet të vendosim mbi veten tonë. Pati një ndryshim të madh midis pjesës së parë dhe të dytë. Duhet të tregojmë karakter në fushë. Zlatan foli për atë që ndodhi mes trajnerit dhe kapitenit, por kjo do të thotë se ata e kanë për zemër dhe kjo është një gjë e rëndësishme.