Prezantuesja Sarah Ferguson: “Ben Affleck, i ftuari më i pasjellshëm në gjithë karrierën time…”!
Prezantuesja e emisionit aktual të ABC Sarah Ferguson ka zbuluar së fundmi një nga eksperiencat e saj më të këqija të intervistave të të gjitha kohërave që është me aktorin Ben Affleck. Duke folur për revistën Sunday Life të Sydney Morning Herald, fituesja pesë herë e çmimit Walkley zbuloi se aktori dhe regjisori i Hollivudit ishte më mendjemadhi në listën e gjatë të yjeve që ajo ka intervistuar. Ferguson ka treguar se ishte shumë e impresionuar me qëndrimin e yllit të Batman, duke thënë se ndjehej sikur ai do të preferonte të ishte diku tjetër dhe jo në studio me të.
“Ai ishte thjesht i pasjellshëm, jo i interesuar, duke bërë lëvizje që tregonin parehati”-zbuloi Sarah. Intervista e Ben nga Ferguson ndodhi në mars të vitit 2023 kur Ben dhe kolegu i tij Chris Tucker u shfaqën në orën 7.30 për të promovuar filmin ‘Air’, në të cilin Ben ishte producent, që flet rreth origjinës së këpucëve ikonike Air Jordan Nike. Gjatë intervistës Affleck dukej pa humor dhe pa buzëqeshje dha përgjigjej thatë dhe shkurt.
Rikujtojmë, se dokumentet e divorcit mes Lopez dhe Affleck janë përfunduar, por ende nuk janë dorëzuar, kanë pohuar disa burime. Në ditëlindjen e Jen, Affleck bleu një rezidencë të re për $20.5 milionë. Një burim për People tregoi si do të vijojë situata kur të dorëzojnë dokumentet e divorcit. “Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën”. Britanikja DailyMail i ka kushtuar një artikull çiftit më të famshëm të showbizz-it duke dhënë detaje më shumë nga jeta e tyre.
Miq të Affleck kanë folur duke treguar se ai është në rrezik për t’iu kthyer sërish “vesit” të pijes. Ata kanë treguar se kohët e fundit miku i tyre është ndjerë shumë i stresuar duke bërë kështu që t’a shohin shpesh-herë duke pirë. Disa prej tyre thanë edhe se e kanë parë në gjendje të rëndë nga pija dhe dyshojnë se mund të vijë si pasojë e krisjes së mardhënies së tij me JLO. Të tjerë thonë që çifti nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për shkak se Lopez është shumë e njohur dhe dëshiron të ndajë jetën e saj me të gjithë ndërsa Affleck është më privat.