Priestley huazohet te KF Vushtrria
11 gusht 2022
| 16:40
Skuadra e Dritës nga Gjilani ka njoftuar se Esosa Priestley është huazuar në skuadrën e Vushtrrisë, e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
“Lojtari ynë Esosa Priestley është transferuar në formë huazimi për një vit tek ekipi i Vushtrrisë. Priestley është pjesë e klubit nga janari 2020 dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Ulpiana në formë huazimi. Me t’u rikthyer në ekip, Priestley ishte pjesë e ekipit për ndeshjet e Evropës”, thuhet në njoftimin e Dritës.