Prifti nga Gjakova: Program më të degjeneruar se Big Brother nuk ka!

22 janar 2023 | 10:15

Prifti nga Gjakova, Don Dominik Kukeli, përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, ka komentuar realityshow-n që ndiqet nga shqiptarët, Big Brother.

Sipas Kukelit, “Big Brother” është program i dëmshëm e i degjeneruar në aspektin moral.

“Program më të dëmshëm (më të degjeneruar) në aspektin moral dhe edukues se Big Brother nuk ka” – shkroi Kukeli.

Big Brother kohët e fundit është bërë një nga programet më të shikuara si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke u bërë shpesh edhe pre e kritikave të shumta për përmbajtjen e mesazhet që përçon në shoqëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
S. B., 35-vjeçare, ka vdekur në QKUK, pas trajtimit prrej…