Prifti shtyhet nga skena, pasi tha: “Gratë e trasha s’shkojnë në parajsë!”
Një prift brazilian që po jepte predikimet e tij në vend përgjatë një feste u shty nga skena derisa i fliste masës. Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo të Brazilit.
Incidenti ndodhi pasi një grua arriti t’u ikte rojave. Ajo iu afrua atit Marcelo Rossi përgjatë ceremonie në selinë e Cançao Nova, komunitet katolik brazilian i njohur për transmetime të materialeve fetare në internet.
Siç supozojnë mediet e huaja, incidenti ka ndodhur pak minuta para se ai të deklaronte se “gratë e shëndosha nuk kanë vend në parajsë!”.
Prifti katolik po mbante një fjalim gjatë ceremonisë së mbylljes së një kampi rinor, i cili kishte rreth 50.000 të pranishëm. Ai pësoi plagë të lehta nga rënia dhe zyrtarët vunë re se ai shpejt u kthye në skenë për të përfunduar predikimin e tij, i cili po transmetohej në internet.
Gruaja – e cila nuk është identifikuar – u dërgua në mbajtje nga policia lokale.