Prifti kosovar shërben kafe për nder të Fitër Bajramit
Çdo herë është dëshmuar se populli i Kosovë është shembull i tolerancës ndërfetare. I pari i Kishës Katolike të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka shpërblyer me nga një kafe të gjithë udhëtarët në aeroplanin e vijës Frankfurt-Prishtinë, sot në mëngjes, për nder të festës së Bajramit.
Analistja Besa Luzha postoi një foto me anë të se cilës tregoi se si u shërbyen me kafe nga Gjergji për hire të Fitër Bajramit.
Postimi i plotë i Luzhës në profilin e saj në “Facebook”:
Në fluturimin Frankfurt Prishtinë, të gjithë udhëtarët u shërbyen me kafe nga Dom Lush Gjergji i cili ofroi urimet më të mira për Bajram të gjithë udhëtarëve. Bashkëjetesa dhe respekti ndërfetar janë vlera të veçanta që na kanë karakterizuar si shqiptarë andaj duhet çmuar dhe kultivuar në vazhdimësi. Me fat Bajramin. Paçit shëndet dhe mirëqenie.