
PRILLI I DALË DORE NGA NËNA PRANVERË
27 prill 2025
| 12:19
Ismail Syla
Me ca thika të fshehura në xhepat e erës
Erdhi mbi kalin e avullit dhe të mjegullave
Në det gjaku e shtriu gjithë ç’kishte çelur
Shkrumb e hi i bëri lastarët e pjergullave.
Pemën e re që qante me gjethe t’bardha
E vrau pa mëshirë në një vetull mëngjesi
Biri plangpishës i Pranverës, ky renegat,
Vrasës i pangopur me ngrysje të pabesi.
Mbi vdekjen e gjelbër që mbolli mbi dhé
A i mbeti lëng jetës sa për t’u ripërtëritur,
… Kush mbush gjirin e pranverës së vonë
Pos lulet nga goja e gurëve të plasaritur.
Prishtinë, 27 prill 2025