Prilli i përgjakur i vitit 1999
Shkruan: Lulzim Nika
Sot, kujtojmë me nderim, heroizmin e Kadriut, Avdi dhe Xhevdet Karaqices në 23 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.
Ashtu si ky guri i rëndë që peshon me emrat e tyre, e tillë është vepra dhe kontributi tyre për lirinë e Kosovës.
Kur rrezja e lirisë ndriçoi nga pushka e shenjtë e familjes emblematike për historinë e re kombëtare të Jasharajve legjendarë, shumë burra dhe gra të guximshëm, iu bashkuan UÇK-së, këta tre djem ishin luftëtarët të pathyeshëm të UÇK-së deri në fitoren e lirisë.
Deri në ofenziven gjakatare të forcave të pushtuesit çdo ditë në mbrëmje me shumë bashkëfshatarë qanim hallet e e kohës, ku asnjëherë nuk mungonte edhe Kadriu.
Kurrë ne jetën time nuk do ta harroj natën e vitit te ri 1998-99, ku së bashku me Kadriun në shtëpinë time, pimë kafe dhe bëmë shumë biseda për zhvillimet e atyre kohëve të rënda për popullsinë e kësaj ane, por edhe krenare për përkrahjen e luftës së UÇK-së. Gjatë gjithë kohës së asaj mbrëmjeje, Kadriu fliste me besim se liria është afër, po ashtu ai shquhet për tipare të burrërisë dhe me idealin e lirisë. Kadriu 23 vite më parë, së bashku me ushtarët trima ranë në Betejën për lirinë e Kosovës.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tyre, ashtu siç do të jetë edhe liria e Kosovës për të cilën ata ranë.
Lavdi dëshmorëve!
Lavdi të gjithë te rënëve!