Prilli i sivjetshëm më i nxehti që nga Lufta e Dytë Botërore
Temperaturat në Prishtinë ditëve të fundit kanë qenë të larta. Por sipas Mendim Rugovës, i nxehti në Prishtinë gjatë muajit prill po përsëritet për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.
Në Institutin Qendror Meteorologjik dhe Gjeodinamik (ZAMG) në Austri është vërtetuar që muaji prill i këtij viti ishte më i nxehti që nga viti 1800.
Temperatura mesatare e muajit prill ishte 14.6 celsius, më e lartë se mesatarja mujore gjatë periudhës 1961-1990 që ishte 9.9 celsius. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2016 ku mesatarja ishte 13.8 celsius, ndërsa temperatura më e lartë ishte 29 celsius.
Në vitin 1997 prilli ka qenë më i ftohtë, ku temperatura mesatare ka qenë 4.6 celsius, ndërsa vala e të ftohtit kishte zgjatur pothuajse 20 ditë.
Mendim Rugova ka thënë se për këto analiza është shërbyer nga shënimet vjetore meteorologjike të ish-Jugosllavisë deri më vitin 1998, ndërsa që nga viti 2000 janë shënime të përpunuara nga raportet meteorologjike nga Shërbimi Meteorologjik i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.