Princ Charles rrugës për t’u bërë Mbret: Çfarë do të ndodh më Kate Middleton
Ngjitja për në fronin mbretëror nënkupton edhe ndryshimin e titujve për anëtarët e familjes. Kjo vlen edhe për Kate Middleton, e cila nuk bën përjashtim nga ky rregull.
Kur u martua me Princin William 10 vjet më parë, Mbretëresha Elizabeth i dha asaj titujt Dukesha e Kembrixhit, Kontesha e Stratharn dhe Zonja Carrickfergus. Titujt e saj do të ndryshojnë kur Princi Charles të bëhet Mbret i Anglisë një ditë, pasi Princi William do bëhet Princi i ri i Uellsit, ndërsa ajo Princeshë.
Nëse titulli “Princesha e Uellsit” iu tingëllon i njohur, atë e mbante Princeshë Diana, nëna e princave William dhe Harry. Në fakt, ai iu kalua Dukeshës së Kornuollit, por ajo e refuzoi për hir të respektit ndaj Princeshës së ndjerë.
Tani, nëse diskutojmë për të ardhmen e largët se ç’do të ndodhë me titullin e Kate kur Princi William të bëhet Mbret, kjo hap çështje për diskutim. Ajo mund të quhet Mbretëresha Catherine, por më shumë gjasa ka të marrë titullin “Mbretëreshë shoqëruese”, që do të thotë partnere që vjen nga martesa e një monarku drejtues. Në rastin e një fatkeqësie, nëse Princi William do të vdiste përpara saj dhe Princit George ose kur ky i fundit të bëhet Mbret, ajo do të kishte mundësinë ta quante veten “nënë Mbretëreshë”.
Pra, e ardhmja mbretërore e Kate duket se vetëm do të zgjerohet.