Princ Harry dhe Meghan Markle po presin fëmijën e tyre të parë

15 tetor 2018 | 11:21

Meghan Markle është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe për këtë i ka treguar mbretëreshës së Britanisë dhe pjesëtarëve tjerë të familjes mbretërore në dasmën e Princeshës Eurgenie.

Lajmi i mirë ka ardhur pak orë pasi Dukesha e Sussex përfundoi vizitën e saj në Sydney për turin e saj të parë internacional që nga martesa e tyre në maj të këtij viti.

Duke njoftuar për foshnjën që do të jetë stërnipi i tretë i Mbretëreshës, pallati ka njoftuar se: “Lartësia e tyre mbretërore Duka dhe Dukesha e Sussexit janë shumë të lumtur të ju njoftojnë se në pranverën e vitit 2019 do presin fëmijën e tyre të parë”.

Meghan thuhet se po gëzon shëndet të mirë dhe mendohet se foshnja do të lind në fund të muajit prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një adoleshent në Luiziana fluturoi përmes një stuhie rërë mbi…