Princ Harry dhe Meghan rrëfejnë problemet me shëndetin mendor

11 tetor 2020 | 14:57

Meghan Markle dhe Pric Harry kanë folur së fundmi rreth shëndetit të tyre mendor.

Meghani ka qenë e ftuar së bashku me Princ Harry në shkollën Santa Barbara, ndërsa si temë është trajtuar Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor. Çifti u ka treguar studentëve se si të ndihmojnë botën sikur fizikisht, mentalisht dhe emocionalisht.

Një përzgjedhje e tillë për të mbajtur fjalime ka qenë për shkak të moshës së studentëve, pasi në kohën e adoleshencës ndodh të ballafaqohen me probleme të ndryshme .

“Unë po flas në mënyrë personale, pasi më kanë thënë se në vitin 2019 kam qenë personi më i përfolur në mbarë botën”, është shprehur ajo.

Më tutje Meghani ka shtuar: “Nuk më intereson nëse ju jeni 15 apo 25 vjeç, nëse njerëzit flasin për ju, gjëra që nuk janë të vërteta, nuk do të thotë të shkatërroni shëndetin tuaj mendor”

Ndërsa Princ Harry ka komunikuar me studentët dhe ka rrëfyer problemet që kishte, pas vdekjes së princeshës Diana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi pistën e lagur të Le Mansit ishte Ducati i…