Princ Harry rrëzohet nga kali, zbuloni si është gjendja e tij shëndetësore
Princi Harry është rrëzuar nga kali së fundmi në Kaliforni, teksa ndodhej në fushën e polos. 37-vjeçari, baba i dy fëmijëve, u rrëzua, por u ngrit përsëri në këmbë për të vazhduar lojën në Santa Barbara Polo and Racquet Club.
Fotot tregojnë Dukën e Sussex-it duke u rrëzuar në tokë, ndërsa lojtarët e tjerë nxitojnë për ta ndihmuar atë. Gruaja e tij Meghan Markle nuk ishte aty për të parë rrëzimin e tij.
Harry ndan një dashuri të madhe për fushën e polos së bashku me vëllain e tij Princin William, i cili besohet se ka hequr dorë nga ky sport. Babai i tyre Princi Charles gjithashtu luajti këtë sport deri në të 40-at.
Kujtojmë që Harry dhe Meghan ishin të pranishëm në Jubileun Platinum të Mbretëreshës. Jo vetëm kaq por ata organizuan edhe një festë të vogël për datëlindjen e vajzës së tyre, Lilibet.
Gjithashtu, Mbretëresha Elizabeth takoi për herë të parë të voglën Lilibet. Shumë teori konspirative qarkulluan në internet ku në një prej tyre thuhej se nuk u lejua që Lilibet të bënte një foto me Mbretëreshën.
Duka dhe Dukesha e Sussex më parë zbuluan se emri që ata zgjodhën për vajzën e tyre ishte pseudonimi i fëmijërisë së Mbretëreshës që përdorej vetëm nga anëtarët e familjes së saj të ngushtë.