Princ Leka: Bashkimi kombëtar, ëndërr e Familjes Mbretërore
19 shkurt 2018
| 11:35
Princ Leka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se bashkimi kombëtar është ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore.
“Bashkimi kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me kurorën mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti”
“Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara”, ka shkruar Princ Leka.